Laboratori i Shkencave Kimike në Fakultetin e Shkencave Mjekesore, në Universitetin Barleti, është infrastruktura e re elitare e kërkimit shkencor.
Laboratori do të shërbejë si qendër ekselence e shkencave kimike per programin Master i integruar në Farmaci, ku kërkues shkencorë, studentë e pedagogë do të punojnë së bashku dhe do të shkëmbejnë eksperiencat, njohuritë dhe praktikat në këtë fushë.
Me ngritjen e këtij laboratori është mundësuar infrastruktura e nevojshme didaktike e kërkimit shkencor, ku studentët e programit Farmaci mund të punojnë njekohësisht për formimin profesional. Secili nga studentët mund të punojë me të gjitha pajisjet këtu dhe mundet të gjenerojë sisteme te automatizuara të grafikëve, të përpunimit të parametrave që kontrollojnë proçeset e prodhimit.
Përgatitja e studentëve me njohuri të thelluara teorike dhe praktike në fushat: Kimi Inorganike, Kimi Organike, Kimi Analitike, Kimi Fizike, Kimi Farmaceutike ka si objektiv:
Ky formim i lejon të diplomuarit që të orientohet mjaft mirë në tregun e punës si dhe në kualifikimin e tij të mëtejshëm.