Me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë punët nga shtëpia janë vazhdimisht në rritje; të punuarit nga shtëpia është bërë normale dhe ka qindra kompani që janë duke ofruar mundësi të tilla, pasi për shumë punë nuk është nevoja që të jemi prezent në zyrë, të paktën jo çdo ditë.
Cfarë pune mund të bëjë një farmacist profesionist?
Sistem rregullator-Regulatory affairs
Sistemi rregullator dhe sistemi i sigurimit të cilësisë janë garanci e pacientëve për përdorimin e barnave me cilësinë e duhur dhe të sigurta për shëndetin e tyre.Punët që mund të bëhen nga shtëpia: Asistent/e i sistemit rregullator; Asistent/e i sigurimit të cilësisë; Menaxher/e i sistemit rregullator
Kërkim shkencor-Clinical research
Përpara se një bar të jetë i disponueshëm në farmaci, ai hetohet në provat klinike. Keto prova monitorohen dhe dokumentohen për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e barnave kërkuese për të gjetur trajtime të reja. Ato kryhen në një mjedis spitalor, dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor vëzhgojnë dhe vlerësojnë përgjigjen e një vullnetari ndaj një medikamenti.
Punët që mund të bëhen nga shtëpia: Asociat i Kërkimit Klinik; Menaxher i Projektit; Asistent
Farmakovigjilance- Pharmacovigilance
Farmakovigjilenca i referohet pjesës së farmakovigjilencës postmarketing dhe lidhet me menaxhimin e sigurisë së produktit duke mbledhur, ndjekur dhe raportuar rastet e efekteve anësore të barnave (ADR) dhe ngjarjeve të padëshiruara.
Punët që mund të bëhen nga shtëpia: Oficeri i sigurisë (Farmakovigjilences); Asistent i oficerit të sugurisë së barnave
Shkrues dhe Editor mjekësor-Medical Editor
Literatura shkencore- shkruesit, edituesit dhe personat që formulojnë përmbajtjen e koncepteve mjekesore/shkencore per audiencat e ndryshme. Eshtë e rëndesishme të përmendet që për këtë rol duhet një eksperiencë e pasur dhe tituj si PhD...
Punët që mund të bëhen nga shtëpia: Shkrues mjekesor; Editor; Asistent
Sfidat:Jetë sedentare,Izolim,më pak bashkepunim.