Sipas Federatës Ndërkombëtare Farmaceutike (FIP) − “Misioni i praktikës së farmacisë është të ofrojë barna, produkte dhe shërbime të tjera të kujdesit shëndetësor që të ndihmojë njerëzit dhe shoqërinë për t’i përdorur sa më mirë ato”.Kujdesi farmaceutik është një filozofi e praktikës farmaceutike në të cilën pacienti është përfituesi kryesor i veprimeve të farmacistit. Kujdesi farmaceutik nënkupton punën e trajtimit të nevojave të lidhura me barnat e pacientit. Përfshirja e një farmacisti klinik në vendin tonë në këtë drejtim ka qenë e rrallë dhe e kufizuar, në kundërshtim me prirjet në vendet e zhvilluara. Brenda ekipit të profesionistëve të kujdesit shëndetësor, farmacistët klinikë të trajnuar do të kishin njohuri të përshtatshme dhe aftësi të përshtatshme për të parandaluar, zbuluar, monitoruar dhe zgjidhur problemet e lidhura me mjekësinë. Ndërsa publiku kërkon më shumë informacion mbi barnat dhe efektet e tyre, për të marrë vendime më të informuara, farmacistët duhet të marrin një rol më proaktiv në këshillimin e pacientëve. Marrëdhënia themelore në kujdesin farmaceutik është shkëmbimi i ndërsjellë, në të cilin pacienti i jep autoritet ofruesit dhe ofruesi jep kompetenca dhe angazhim (pranon përgjegjësinë).Në gjysmën e parë të viteve 1990 Helper dhe Strand futën konceptin e kujdesit farmaceutik. Kjo lëvizje vendoste farmacistin për herë të parë si një person kyç të ekipit shëndetësor, me përgjegjësi konkrete në rezultatet e trajtimeve mjekësore.Ne Shqipëri këto zhvillime të rëndësishme në përgjithësi erdhën pas viteve 2000.
Në vitin 2014 OBSH publikoi atë që njihet si “Koncepti i farmacistit me 7 yje”
Ndër këto role të reja të farmacistit mund të përmendim: