Seminari i zhvilluar më 01.12.2023 mblodhi bashkë nxënës dhe maturantë të interesuar për më shumë suport mbi vendimarrjen e zgjedhjes së degës dhe programeve të studimit me qëllim përcaktimin e lëndëve me zgjedhje që do pasojnë zgjedhjen e profilit apo degës së universitetit në vazhdim.
Në këtë aktivitet morën pjesë 30 senatorë dhe kryesenatorë maturash nga gjimnazet e Tiranës, të përfshirë maksimalisht për të përçuar informacionin e duhur tek shkollat dhe klasat e tyre.