Vendimarrja për t’u bërë pjesë e fushës së mjekësise në të gjitha profilet shpesh herë shoqërohet me pasiguri dhe dilema. Pikërisht kjo ishte tema e diskutimit “Sfidat e profesioneve mjekësore” me një grup të rinjsh të cilët kanë dëshirën dhe vullnetin për të marrë këtë drejtim në të ardhmen e tyre, por stepen duke mos njohur anën e vështirë të këtyre profesioneve. Specialistë të fushave të dentistrisë dhe farmacisë, Inesa Delimeta dhe Lorena Mato diskutuan me një grup të rinjsh prej 20 vetash duke ndarë me ta eksperiencën dhe përvojën e tyre profesionale dhe duke iu shpjeguar thjesht sfidat që këto profesione paraqesin. Ky aktivitet është në vazhdimësinë e organizimeve që Klubi i Shkencave Mjekësore po zhvillon me synimin kryesor mbeshtetjen e të rinjve për të patur një orientim më të mirë dhe të marrin të sigurt vendimet për të ardhmen e tyre.