Ditën e enjte në 18 prill 2024 u mirëpritën një grup të rinjsh të gjimnazit “Don Bosko”, Tiranë, në ambientet e universitetit Barleti. Të interesuarit për të studiuar profesione mjekësore vizituan të gjithë laboratoret dedikuar praktikave profesionale të këtyre programeve të studimit.
Të shoqëruar nga anëtarë të stafit akademik, ata patën mundësinë të diskutojnë më gjerë rreth dilemave të tyre dhe të marrin këshilla të vlefshme nga profesionistë të fushës.
Gjithashtu, të shtyrë nga dëshira dhe kurioziteti, provuan proçedura të thjeshta praktike në laboratorin e infermierisë. Vizita u përmbyll me përshtypjet më të mira duke lënë hapësirë për aktivitete të tjera në të ardhmen.