Në kuadër të Meditirana 100 ideas për Ballkanin Perëndimor, më datë 29.03.2024 në orën 14:00 në Piramidën e Tiranës, u zhvillua ekspozita e talenteve të reja. Ekspozita u organizua nga Universiteti Barleti me udhëheqës MSc Hekuran Bendaj dhe me pjesëmarrës maturantët Emanuela Lleshi, Flavia Kapisyzi, Klea Uzini, Melisa Dodra, Xhoana Losha. Secili maturant prezantoi punën e tij para të ftuarve dhe pedagogëve të arkitekturës nga Universiteti Barleti.
Qëllimi i kësaj ekspozite është informimi dhe përgatitja e maturantëve pjesëmarrës për studimet akademike në fushën e Arkitekturës dhe Dizajnit.
Tema e ekspozites “ARKITEKTURA NË RRJEDHËN E KOHËS”. Ekspozita fokusohet në ndikimin që mund të sjellin periudhat e kaluara të arkitekturës në periudhën e sotme bashkëkohore përmes ekspresionizmit abstrakt. Ekspozita është zhvilluar nga maturantë të interesuar në Arkitekturë dhe Dizajn. çdo maturantë zhvillon një projekt abstrakt bashkëkohor i ndikuar nga studimi dhe analiza e periudhës arkitekturore që ai ka zgjedhur.