Studentët e "Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente", shoqëruar nga stafi akademik, kanë zhvilluar një guidë turistikë në fshatin Prekal apo siç njihet ndryshe “Bukuroshja e fjetur e alpeve shqiptare”.
Prekali, ndonëse akoma është një zonë e pazhvilluar, disponon një potencial të lartë të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm (ekoturizmit) shumë afër qytetit te Shkodrës.
Studentët e vitit të dytë prezantuan aftësimin e tyre profesional, duke hartuar itinerarin dhe udhëhequr grupin. Itinerari turistik:
Udhëtimi studimor nuk kishte si të përfundonte më bukur se në fshatin Zogaj me shijimin e gatimit tradicional dhe kulturës autentike vendase!
Ky udhëtim ishte një motivim dhe për studentët e vitit të parë në Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente, për karrierën që i pret në të ardhmen!