Studentët e universitetit Barleti u bënë sot pjesë sesionit të këshillimit me temë “Understanding your skills and strengths”. Ky aktivitet çeli siparin e aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë gjithë vitit nga Klubi i Karrierës në bashkëpunim me Zyrën e Karrierës dhe Alumnit.
Një sesion këshillimi i udhëhequr nga Dr.Erion Kristo në të cilin u fol për procesin e njohjes së vetëvetes, aftësive dhe prirjeve tona për të thjeshtuar procesin e zgjedhjes së një pozicioni pune dhe përgatitjen për tregun e punës.
Me shumë se sa thjeshtë një sesion informimi aktiviteti u zhvillua në trajtën e një bisede interaktive me studentët për t’i motivuar, të ekplorojnë për të kuptuar se çfarë është e përshtatshme për ta, çfarë aftësish zotërojnë më së miri për t’i përdorur si një armë e fortë në prezantimin e tyre me ambientin e punës.