Studentët e Universiteti Barleti ishin pjesë e një eksperience unike me Klubin e Talentit Menaxhim Biznes, Financë dhe Marketing.
“Holly Factory Bootcamp” i zhvilluar në ambientet e Triple City i krijoi mundësinë të rinjve të ndarë në grupe, të prezantojnë idetë e tyre inovative dhe kreative për hapjen e një biznesi.
Udhëheqësi i Bootcampit Dr.Rezart Prifti pas prezantimit të ideve kreative, zhvilloi një bisedë interaktive me studentët, ku në fokus ishte motivimi për të mos hequr dorë kurrë nga dëshirat dhe pasionet, si e vetmja mënyrë për të arritur aty ku duam.
Ky ishte aktiviteti i parë i Klubit Menaxhim Biznes, Financë dhe Marketing, ku në fund të aktivitetit u shpërndanë certifikata për pjesëmarrësit.