Klubi i Shkencave Mjekësore organizoi një orë praktikë dedikuar të rinjve të cilët dëshirojnë të zgjedhin stomatologjinë si profesionin e tyre të ardhshëm. Në këtë workshop, ata u njohën me disa koncepte të thjeshta të dentistrisë dhe provuan për herë të parë të modelojnë dhëmbë me sapun, një praktikë e cila kryhet me studentët e vitit të parë të këtij program studimi.
Një përvojë që synon tju tregoi se dentistria është kombinim i shkencës dhe artit, një profesion shume interesant në tërë dimensionet e tij. Për një ditë, ata kishin mundësinë për t’u ndjerë stomatologë, një eksperiencë e cila shpresojmë tju ketë shërbyer për tju përgjigjur pyetjeve dhe pasigurive nëse vërtet kjo është rruga që duan të zgjedhin në të ardhmen e tyre.