Klubi i Psikologjisë në bashkëpunim me një grup studentësh ka zhvilluar një aktivitet praktik me temë “Shëtitje anonime me një të verbër”.
Studentët janë gjithmonë kurioz të kenë informacion se si vendoset besimi me terapistin duke marrë parasysh që për klientin ai është një i panjohur me të cilin do të ndajë historinë e tij.
Por në të njëjtën kohë edhe me sa kujdes duhet trajtuar ky klient në rrugëtimin e tij të vështirë edhe plot me emocione sidomos në takimet e para.
Me ane të kësaj teknike studentët u përpoqën të kuptojnë emocionin e klientit në takimet e para me terapistin.