Teknologjia është pjesë e pashmangshme e jetës sonë dhe siguria kibernetike është një nga temat kryesore për të qenë të vetëdijshëm.
Siguria kibernetike, është mënyra se si mbrojmë informacionin tonë nga sulmet në rrjetet kompjuterike. Nëse flasim për AI, referohemi në aftësinë e makinave për të mësuar dhe kryer veprime me inteligjencë. Kombinimi i tyre është thelbësor për parandalimin e sulmeve kibernetike.
Një fushë konkrete ku siguria kibernetike dhe AI përplasen është Menaxhimi i Identitetit dhe Hyrjes (IAM). IAM siguron që vetëm personat e autorizuar kanë qasje në informacionin e nevojshëm, duke e mbrojtur atë nga ata që nuk duhet të kenë qasje.
Në një leksionin të Universitetit Barleti, eksperti i IAM nga IBM në Londër, Kreshnik Çela prezantoi temat e sigurisë kibernetike dhe rolin e inteligjencës artificiale (AI) në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për maturantët. Fokusi i tij ishte në identifikimin e rreziqeve kibernetike duke përdorur AI dhe në përdorimin e Menaxhimit të Identitetit dhe Hyrjes (IAM) për të rritur sigurinë e sistemeve. Ky prezantim ofroi një perspektivë të rëndësishme për të
ardhmen e teknologjisë informative.