Në ambientet e Universitetit Barleti, një grup të rinjsh të interesuar për shkencat mjekësore u mirëpritën nga stafi akademik i këtij fakulteti.
Nën drejtimin e koordinatoreve të Klubit të Shkencave Mjekësore Msc. Armela Zylfo, Msc. Blerina Banushi dhe Msc. Inesa Delimeta, u zhvillua një bisedë e lirë me maturantët për të diskutuar dilemat dhe pasiguritë e tyre rreth profesioneve mjekësore.
Një diskutim i frytshëm për mundësitë e shumta, por dhe sfidat e këtyre profileve duke ju përgjigjur sa më mirë kërkesave të këtij grupi të interesuar.
Aktiviteti u përmbyll me vizitë në laboratoret e shkencave mjekësore. Një eksperiencë që i mundëson maturantëve të kenë një panoramë më të qartë të asaj cfarë i pret pas përfundimit të gjimnazit.