Klubi i Shkencave Mjekësore, gjatë një vizite në laboratorin e Fizioterapisë, zhvilloi një bisedë të hapur me studentët e shkencave mjekësore dhe të rinjë
nga gjimnaze të ndryshme të Tiranës, me tëmë “Rreziku për t’u prekur nga devijimet posturale si skolioza”.
Sipas studimeve më të fundit devijimet posturale si skolioza në Shqipëri kanë prekur rreth 40% të grupmoshave të reja. Skolioza klasifikohet tek ato problem
shëndetësore që nuk jep shenja fillestare me dhimbje dhe kjo e bën të vështirë diagnostikimin.
Në fund të leksionit studentët dhe të rinjtë patën mundësinë të bënin pyetje rreth interesit lidhur me degën e fizioterapisë. Maturantët patën mundësinë të njihen më në detaje me një nga degët që synojnë të ndjekin në të ardhmen.