Çfarë kanë të përbashkët Margaret Thatcher, Benazir Bhutto, Barack Obama dhe Mahatma Gandhi? Është interesante se ata janë liderë botërorë që kanë studiuar drejtësi. Një nga fushat më të vjetra akademike në botë, një diplomë juridike është një kualifikim shumë i vlerësuar dhe premton mundësi të mëdha karriere.
Për disa, të studiosh ligjin do të thotë të mbështesësh drejtësinë, një thirrje fisnike që është më e lavdërueshme (dhe bota ka nevojë për më shumë prej tyre); megjithatë, ligji nuk është vetëm për avokatët apo në sallën e gjyqit pasi ai prek të gjitha aspektet e shoqërisë; nga mbrojtja e jetës dhe lirisë deri te marrëdhëniet korporative apo ndërkombëtare, të diplomuarit e drejtësisë janë të aftë të kryejnë shumë role të rëndësishme në profesione të ndryshme.
Një vështrim i shpejtë i përfitimeve të studimit të drejtësisë nxjerr në pah pse ai mbetet një nga diplomat më të kërkuara për studentët nga e gjithë bota.
10 përfitimet kryesore:
Shumë kurse u mundësojnë studentëve të kombinojnë studimet e tyre, por Drejtësia është fusha e cila kur kombinohet me një fushë tjetër si biznes, kontabilitet, mundëson një formim të kompletuar dhe një karrierë të sigurt.
Përveç të qenit jurist, avokat, të diplomuarit në drejtësi janë kandidatë të dëshirueshëm për fusha të ndryshme si media, akademia, tregtia dhe industria, puna sociale, politika etj.. Do të zbuloni se studimi i drejtësisë mund t'ju çojë pothuajse kudo.
Marrja e një diplome juridike mund të mos garantojë sukses të menjëhershëm ose një shumë jashtëzakonisht të madhe parash menjëherë, por suksesi financiar është i sigurt nëse ju stuidoni dhe përgatiteni me përkushtim. Ky kualifikim profesional ju lejon të gëzoni më shumë siguri në punë dhe një pagë më të lartë.
Njohuritë dhe aftësitë e fituara nga studimi i drejtësisë i lehtësojnë studentët të analizojnë të dyja anët e situatave ose problemeve komplekse dhe të gjejnë zgjidhjen më të mirë bazuar në arsyetim të fortë dhe të menduarit kritik.
Ju do të keni një ndjenjë të fortë për të vendosur drejtësi dhe dëshironi të përmirësoni defektet në sistem. Studimi i drejtësisë ju ofron edukimin dhe kualifikimin ligjor për të bërë përfundimisht ndryshime të rëndësishme.
Shumë të diplomuar në drejtësi janë të suksesshëm në industri të ndryshme dhe shumë prej tyre janë liderë botërorë që respektohen shumë. Puna nuk është e lehtë për askënd, por ata që ruajnë dhe kujdesen për të drejtën meritojnë respekt.
Të qenit i pavetëdijshëm për të drejtat dhe përgjegjësitë ju pengon të bëheni më të mirët. Studimi i ligjit i lejon studentët të kuptojnë arsyet që qëndrojnë pas rregulloreve.
Studimi i drejtësisë është një përvojë fuqizuese. Studentët e drejtësisë shpesh punojnë në grupe dhe marrin pjesë aktive në debate ose diskutime, mjedise të tilla ushqejnë vetëbesim dhe optimizëm.
Studentët e drejtësisë zhvillojnë aftësinë për të argumentuar nga një bazë e provave në një mënyrë që mund të jetë e vështirë për të tjerët; kjo kultivon në mënyrë aktive aftësi të avancuara komunikimi, aftësi të mprehta për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi për të menduar të pavarur. Si rrjedhojë, të diplomuarit në drejtësi përshtaten shumë mirë në situata të ndryshme apo tranzicione karriere.
Me përfitime të tilla bindëse, është e qartë se marrja e një diplome në Drejtësi nuk është e lehtë. Standardet janë të larta dhe pritet një performancë e shkëlqyer akademike. Studimi i drejtësisë është kërkues dhe një sfidë vërtet intelektuale. A keni atë që duhet për të studiuar drejtësi? John Mortimer dikur tha se nuk kërkohet shkëlqim në ligj, vetëm arsye e shëndoshë dhe thonj relativisht të pastër.