Klubi Sport, Nutricion dhe Turizëm, në bashkëpunim me studentët e Universitetit Barleti organizuan udhëtimin dy ditorë në Valbonë dhe Prizren në kuadër të festave të Nëntorit.
Për dy ditë studentët vizituan atraksionet natyrore të Valbonës, ku patën mundësi të bëjnë hiking dhe të zbulojnë traditat e bukura të kësaj zone turistike. Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës.
Gjithashtu ata ndaluan në një nga qytetet më të bukura të Kosovës. Prizreni ndër shekuj njihet si qytet i kulturës dhe i traditës. Prej shek. XV-XVI, Prizreni filloi të kultivojë vlera origjinale. Në këtë kohë u hap biblioteka e parë në Kosovë (nga Suzi Qelebia). Si një qytet me larmi kulturash, ishte qender jo vetem e kulturës shqiptare, por edhe të popujve tjerë që jetonin në këtë rajon.
Udhëtimit ju bashkuan edhe katër studentët Erasmus nga Spanja. Aktivitete të ngjashme janë në fokus të Klubit Sport, Nutricion dhe Turizëm, sepse njohin nga afër pjesëtarët e Klubit me sportin, turizmin etj..