Platforma Talenti nëpërmjet Klubeve të talenteve, i krijon mundësinë unike shumë të rinjve të kenë një orientim të qartë mbi profesionet që synojnë të zgjedhin. Një mundësi të tillë mjaft frytdhënëse e patën edhe të rinjtë që kanë zgjedhur Klubin Mjekësi Infermieri, Farmaceutike, Stomatologji dhe Fizioterapi.
Pjesëmarrja në aktivitetin “Hyrje në profesionet e Shkencave Mjekësore” që u realizua më datë 23.11.2023, ishte një dritare e re për të mësuar më shumë lidhur me fushën e shkencave mjekësore.
Temat e përgatitura për prezantimin e aktivitetit u trajtuan me kujdes të veçantë nga specialistë të fushave, infermieri, farmaci, stomatologji dhe fizioterapi. Gjatë prezantimit të rinjtë u njohën më nga afër me sfidat e secilit profesion, zhvillimet e reja dhe mundësitë e ndryshme në tregun e punës ishin temat kryesore të diskutimit.
Ky organizim synonte qartësimin e ideve të këtyre të rinjve të apasionuar pas shkencave mjekësore duke u ndjerë më të sigurt përpara se të bejnë zgjedhjen e profesionit të tyre të ardhshëm. Aktiviteti u përmbyll më një vizitë të shkurtër në laboratoret e shkencave mjekësore.